Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë
Raporti i Policisë së Kosovës bën të ditur se rastet kanë ndodhur në komunën e Obiliqit, Ferizajt, Kaçanikut, Shtërpcës dhe Malishevës.
Në komunën e Malishevës, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka sulmuar fizikisht viktimat, gjersa kishte qenë nën ndikim të alkoolit.
“Malishevë 08.12.2022 – 19:48. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimat kosovarë. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit dhe në tentim për t’i goditur viktimat, dyshohet se është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime. I dyshuari dhe viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në komunën e Obiliqit, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte kanosur viktimën, femër kosovare.
‘Obiliq 08.12.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti në vazhdimësi kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërkaq në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje që kishte pas me viktimën, atë e kishte sulmuar fizikisht e njëherit, i kishte demoluar orenditë shtëpiake.
“Ferizaj 08.12.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi dyshohet se i njëjti, pas një mosmarrëveshjeje që kishte pas me viktimën, femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në komunën e Kaçanikut, dyshohet se i dyshuari, mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.
“Kaçanik 08.12.2022 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, nën dyshimin se i kishte ushtruar dhunë viktimës, femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Shtërpcë, ishte vetë gruaja ajo që e kishte raportuar rastin në Polici.
“Shtërpcë 08.12.2022 – 13:30. Viktima, femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar nga e dyshuara, femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.