Kjo përkrahje u shpreh gjata takimit me homologen e saj gjermane, Annalena Baerbock, kjo e fundit kishte premtuar mbështetje të madhe për tri vendet baltike- Estoninë, Lituaninë, dhe Letoninë.
“Nëse është e nevojshme, ne do të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të aleancës sonë të përbashkët”, ka thënë Baerbock.
Të tri vendet janë pjesë e Aleancës Veri Atlantike (NATO) dhe anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Baerbock gjatë vizitës së saj tek shtetet baltike në tri kryeqytete do t’i takojë krerët e tyre gjatë udhëtimit të saj diplomatik në këto vende.
Qëllimi i këtyre vizitave është “reagimi i BE-së, NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj luftës dhe agresionit rus kundër Ukrainës”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme gjermane.
Në të kaluarën, Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (PE) kishte votuar me 66 vota pro, katër kundër dhe tre abstenime raportin e euro-deputetes Isabel Santos, mbi vlerësimin e Komisionit Evropian (KE) për progresin e Shqipërisë në integrimin evropian gjatë vitit 2021.
Në raportin, euro-deputeteve thuhet se, për Shqipërinë drejt rrugës evropiane, kjo e fundit gëzonë angazhimin e palëkundur si dhe e mbështesin transformimin demokratik të saj dhe aspiratën për anëtarësim në BE.
Mos hapja e negociatve ish dhe ka qenë e “padrejtë” sipas euro-deputeteve që kanë votuar pro raportit të “Santos”.
Dështimi i mos çeljes së bisedimeve sipas tyre e minon politikën e zgjerimit të BE-së.
Duke përgëzuar vazhdimësinë e Shqipërisë, si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, nëpërmjet raportit të “Santos”, i kishte bërë thirrje BE-së për të “vlerësuar në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”.
Ky raport ka kërkuar ndaj shteteve anëtare që të demonstrojnë unitetin evropian.
Për të nisur zyrtarisht negociata për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedoni e Veriut, duke marrë parasysh, si implikimet gjeopolitike të vendimit, ashtu edhe përmbushjen e kritereve zyrtare nga të dy vendet.