Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në seancën e 9 dhjetorit në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se perspektiva evropiane është e ardhmja e shtetit të Kosovës dhe se është hap i rëndësishëm që Republika e Kosovës më në fund ka shprehur vullnetin e saj për t’u bërë anëtare në BE.
“Është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në BE. Kosova ka kaluar disa nga fazat e domosdoshme, ka strategji të qartë rreth aplikimit dhe ka koordinim me aleatët për aspiratat e saj”, ka thënë Gërvalla.
Kjo deklaratë e saj ka ardhur si përgjigje ndaj pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, se a është momentumi i duhur që Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE.
“Republika e Kosovës më në fund shpreh vullnetin e saj për t’u bërë anëtare në BE, si njëra prej gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, shpreh aspiratat e saj formalisht për t’u anëtarësuar në BE, deri në atë që do të jetë finale”, ka vijuar ajo.
Sipas saj, nuk është zgjidhje nëse Kosova ngec në këtë hap, por duhet të ketë lëvizje progresive.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, para festës së Krishtlindjeve, Kosova do të aplikojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kurti: Para Krishtlindjeve Kosova aplikon për anëtarësim në BE, zgjerimi është thelbësor