Kurti: Po të ishte Asociacioni prioritet i Serbisë, do ta zbatonin me ata që e kanë nënshkruar

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të trajtohet si marrëveshje e veçantë, pasi është në kuadër të 33 marrëveshjeve të nënshkruara. Ai ka theksuar se "nëse Serbia do ta donte kaq shumë Asociacionin, do ta pranonte pavarësinë e Kosovës"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e 9 dhjetorit, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Serbia e përdor Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si armë ndaj shtetit të Kosovës, sepse sipas tij, kjo nuk është prioritet i saj.

“Po të ishte Asociacioni prioritet i Serbisë, do ta zbatonin me ata që e kanë nënshkruar, jo të më presin mua ta nënshkruaj, sepse e dinë që e kam kundërshtuar”, ka deklaruar Kurti.

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas pyetjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për procesin e dialogut dhe për qëndrimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, nëse Serbia do ta donte kaq shumë Asociacionin, do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është në kuadër të 33 marrëveshjeve dhe nuk mund të trajtohet si marrëveshje e veçantë.

“Janë 33 marrëveshje në Bruksel, është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve që një prej 33 marrëveshjeve të tërhiqet si më kryesorja. Janë 33 gjithsej, nuk lejohet prioritetizimi i njërës, në kurriz të tjerave”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, ka pasur zhvendosje tektonike të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi, pasi sipas tij, nuk është më njohja e pavarësisë e nënkuptuar në fund të procesit, por në qendër të marrëveshjes.

“Neve nuk na duhet Asociacioni, ata nuk e dojnë, ska nevojë për prioritetizime”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Hoti ka thënë se ligji për marrëveshje ndërkombëtare thekson se Kosova mund të tërhiqet nga zbatimi i ndonjë marrëveshjeje, duke i zbatuar procedurat dhe duke e votuar në Kuvend të Kosovës.



Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika