Shkëmb Manaj, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur në emër të LDK-së për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, ku ka thënë se po cenohet një pjesë e territorit ët Kosovës nga banda kriminale.
Manaj ka thënë se për LDK-në këto banda kriminale të cilat janë duke operuar në katër komunat veriore të Kosovës janë të dirigjuara nga Serbia.
“Është një moment ku të gjitha institucionet të Kosovës duhet të jenë në krye të detyrës. Ne mendojmë se Policia e Kosovës është duke bërë një punë të mirë dhe të jashtëzakonshme për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe të bizneseve në atë pjesë të Kosovës”, ka deklaruar anëtari i LDK-së.
Më tej ka dënuar aktin e plagosjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Ekerm Nezierit, që sipas tij, “Prokuroria e Shtetit edhe Polica e Kosovës duhet t’i marrin të gjitha veprimet që të dënohen kriminelet”.
Tutje ai ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit, Albin Kurti tek polici i plagosur, ku ka thënë “a është kjo policia e shtetit që dikur është goditur edhe nga vetë pozita aktuale kur kanë qenë në opozitë”.
Sipas Manaj-t gjithmonë duhet t’i mbështesimi institucionet e Kosovës edhe kur të jemi në pushtete apo edhe në opozitë.
“Këta polic janë të njëjti që dikur janë goditur me gurë edhe ne duhet ta mbështesim, Policinë e Kosovës, edhe shteti duhet t’i mbështet edhe në aspektin e pagave edhe pajisjeve zyrtarët policor të Kosovës që të përballet me këso situatash ”, ka shtuar Manaj.