ShSKUK njofton se familjari i një pacienti ka kërcënuar Dr. Shaqir Ukën

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) njofton se gjatë kësaj të hëne, derisa po kryente detyrën e tij është kërcënuar Dr. Shaqir Uka, i cili është shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës





Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj të hëne, derisa po kryente detyrën e tij është kërcënuar Dr. Shaqir Uka, i cili është shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

ShSKUK njofton se kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

“ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor”, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK).

Tutje thuhet se puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, “andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi”.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika