“Zelli luftarak dhe luftënxitja e Serbisë është përsëri në shfaqje të plotë ndërsa kërcënojnë të kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Republikën e Kosovës, të cilëve iu bashkua edhe Wagneri po aq famëkeq” kështu i ka vlerësuar kërcënimet Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.
Ndërsa krerët e Serbisë e kanë kërcënuar Kosovën se ata janë duke shqyrtuar mundësin e dërgimit të 1,000 trupave serbe në Republikën e Kosovës.
Por sipas, kryediplomati kosovar në Uashington këto janë deklaratat luftënxitëse.
Serbia’s belligerent zeal and warmongering is again on full display as they threaten to return their infamous forces to 🇽🇰, joined by the equally infamous Wagner.
Meanwhile, any attempt to portray actions against illicit trafficking as ethnically motivated is shameless.
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) December 9, 2022
Dugolli ka sqaruar se “përpjekjet për t’i portretizuar aksionet kundër krimit si të motivuara etnikisht, janë të tuprshme”.
Grupin famëkeq rus Wagner, kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin, është përmendur nga ambasadori Dugolli.