Akademiku Arsim Bajrami, ka folur për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku ka thënë se Osmani ka qenë fillimisht studente dhe më vonë një bashkëpunëtore e tij në proceset e shtetndërtimit të Kosovës.
“Osmani ishte këshilltare e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu ku ky i fundit ishte duke shkruar me mua së bashku Kushtetutën Kosovës por, ai u tërhiq në Zyrën e Presidentit, dhe Vjosa ishte pasues dhe ka qenë me mua në shumë procese të Kushtetutës, në procesin e themelimit të Gjykatës Kushtuese”, ka deklaruar Bajrami.
Më tej, Bajrami ka rrëfyer momentet e kujteses së tij kur e kishte Vjosa Osmanin studente ku sipas Bajramit, Osmani i kishte të gjitha 10-she.
“Më kujtohet kur e kam bërë një stimulim të seancës parlamentare në klasën time tek lënda E Drejta Parlamentare E Drejta Kushtuese, dhe iu kam nda rolet, Vjosa është paraqitur vullnetare ta marrë rolin e kryeministrit. Ajo e bëri atë rol dhe përformojë shumë mirë, edhe unë e pyeta pse nuk ia le ndonjë djalit se një grua kryeministre ndoshta nuk vije aq shpejt, jo me tha ‘unë kam ambicie për lidership edhe kam oratori, edhe kam një ëndërr’ ”.
“Kur shkova ta uroja që e morri postin e presidentes së Kosovës, ia kujtova këtë koment, ‘ajo ëndërr që kish para ca vitesh të është bërë realitet’ ”, ka rrëfyer Bajrami.
Bajrami e ka uruar që presidentja Osmani “të merret më shumë me politika shtetërore, politika kushtetues e me pak me zhvillime politike, që ta mbajë distancë si presidente, e të ngritë mbi partitë politike e mbi palët në mënyrë që të promovoje aftësitë e saj”.
Bajrami: PDK-ja e ka tejkaluar paragjykimin për Rugovën në vitin 2001