Ekipet e gazetarëve të RTV Dukagjinit janë duke raportuar për situatën në veri dhe janë informuar se vendi ku ka ndodhur shpërthimi në Mitrovicën e Veriut është në afërsi të Policisë së Kosovës.
Një shpërthim është dëgjuar në Mitrovicën e Veriut disa minuta më parë, kështu kanë bërë të ditur ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit që po raportojnë nga vendi i ngjarjes.
Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt” ku ndodhet zyra e KQZ-së.
Ndërkaq, Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me policinë për të mësuar më shumë për rastin, por këta te fundit nuk kanë qenë të qasshëm.