Arrestohet 18-vjeçari në Obiliq për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e parë për vjedhje të rëndë në Obiliq dhe ka potencuar se është në kërkim të personit të dytë të dyshuar

Fotoilustrim





Të premten e 9 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se nga njësitë policore të stacionit të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.

“Rasti është raportuar me datën 01.12.2022, ku nga dy persona të dyshuar, dyshohet të jenë vjedhur disa pajisje pune”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje njoftohet se puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit, pas marrjes së disa veprimeve operative ka rezultuar me arrestimin e njërit nga personat e dyshuar, si dhe gjetjen e sekuestrimin e mjeteve të cilat janë raportuar të vjedhura.

Mes tjerash, Policia bën të ditur se personi i dyshuar është D.G, mashkull, 18 vjeç.

Policia e Kosovës ka potencuar se me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që Policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e hetuesve.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika