Një viktimë ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje nga persona të dyshuar, në Pejë.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bën të ditur se ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar.
“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 08.12.2022, rreth orёs 22:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Novosellё-Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё përleshje personat e dyshuar e kanё sulmuar fizikisht viktimën duke i shaktuar lëndime tё renda trupore, viktima ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjёs. Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 09.12.2022, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar”, thuhet në komunikatë.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.