AAK-ja: Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve, nuk marrim pjesë në takim me presidenten Osmani

Të shtunën e 10 dhjetorit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pres në takim  partitë politike të Kosovës, me të cilat do të konsultohet për zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në veri të vendit

 





Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ata nuk do të shkojnë në takim konsultative për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

“Qëndrimi i AAK për zgjedhjet ne veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre”, kanë thënë AKK-ja.

Sipas tyre ky është qëndrimi tyre zyrtar që është bërë publik që para disa ditësh dhe mbete ende i tillë.

“Duke pasur parasysh ketë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK në takim me Presidenten!”, thuhet në përgjigjen e AAK-së.

Të shtunën e 10 dhjetorit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pres në takim  partitë politike të Kosovës, me të cilat do të konsultohet për zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në veri të vendit.

Bëhet fjalë për zgjedhjet komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveça.

Siç njofton Zyra e Presidences së Kosovës, takimi pritet të fillojë nga ora 14:30.

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika