Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti do të marrë pjesë në takimin me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Të shtunën e 10 dhjetorit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pres në takim partitë politike të Kosovës, me të cilat do të konsultohet për zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në Veri të vendit. Bëhet fjalë për zgjedhjet komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar Xhafer Tahiri, ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe njëherit, anëtari i LDK-së.
Në takimin me Osmanin nuk do të marrë pjesë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
“Qëndrimi i AAK për zgjedhjet në Veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre”, kanë thënë AKK-ja.
AAK-ja: Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve, nuk marrim pjesë në takim me presidenten Osmani
Siç njofton Zyra e Presidences së Kosovës, takimi pritet të fillojë nga ora 14:30.