Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin konsultativ me partitë politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore, që në takim po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton eo.
Pjesë e këtij takimi do të jenë Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Njashtu, siç shkruan Ekonomia Online aty ka edhe përfaqësues të serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq dhe Aleksander Jabllanoviq.
Në takim siç ka njoftuar Zyra e Presidencës së Kosovës do të diskutohet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit, më saktësisht në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Për pjesëmarrjen ose jo në takimin e thirrur nga Osmani, disa nga partitë e kanë konfirmuar para takimit që do të jenë pjesë e tij.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë konfirmuar se do të jenë pjesëmarrës në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkaq, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë takim, për shkak se janë pro shtyrjes së zgjedhjeve.