Shef i BE-së në Kosovë për shtyrjen e zgjedhjeve: E vetmja rrugë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Toams Szunyog ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës është në shërbim të normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Tomas Szunyog Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë

Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Toams Szunyog, ka reaguar pas shtyrjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme që ishin planifikuar të mbaheshin me 18 dhjetor të vitit 2022.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/EUSR mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë”, ka shkruar në Twitter Szunyog.

Më tej, ai këtë e ka vlerësuar sikur një vendimi konstruktive i cili i jep mundësi dialogut.

“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar ai.

Presidentja e Kosovës së bashku me partitë politike të vendit kanë arritur konsensusin që t’i shtytjen zgjedhjet për 23 prill të vitit 2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika