Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, ku ka thënë se Partia Demokratike e Shqipërisë është duke i ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet në në Veri të Mitrovicës.
“Lajmet se goditje me armë ndaj forcave policore të Kosovës, ngritja e barrikadave, kundërshtimi i autoriteteve ligjzbatuese të Kosovës nga elementë të armatosur të organizuar të strukturave paralele serbe, duket se është një skenar i qartë që synon krijimin e një vatre të rrezikshme tensioni. Gjithashtu refuzimi i komunikimit dhe zgjidhjes së situatës me institucionet e ligjshme të Kosovës nga pala serbe duket se synon jo mbrojtën e drejtave të popullatës serbe, por një ndarje defacto me bazë etnike të Veriut të Mitrovicës”, ka thkeshuar Enkelejd Alibeaj.
“Nga ana tjetër, paralajmërimi nga zyrtarë të nivelit të lartë në Beograd se planifikojnë dërgimin e mbi 1000 trupave ushtarake serbe në Kosovë është kërcënim i drejtpërdrejtë i paqes në Ballkan”, ka shtuar ai.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë serbe të ndalë skenarët e konfliktit e ndarjes me baza etnike në Kosovë duke u kthyer kësisoj në levë të interesave destabilizuese të Putin në Ballkan”, ka bërë thirrje ai.
PD-ja ka shprehur mbështetjen e plotë për tejkalimin e situatës së krijuar në veri të Kosovës këtë duhet ta bëjnë nëpërmjet dialogut që ka për qëllim njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne mbështesim pa asnjë hezitim institucionet legjitime të Kosovës në përpjekjet e zbatimit të ligjit, si dhe të mbrojtjes së sovraniteti dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës”, ka theksuar AliBeaj në Facebook.
Ndërkohë ai iu ka bërë thirrje opozitës e pozitës së Kosovës për unitet, si dhe “bashkërendim sa më të ngushtë me partnerë tanë strategjikë SHBA&BE në tejkalimin e kësaj situate”.
Alibeaj ka përfunduar duke thënë se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe NATO prandaj “Kosova është e pavarur, e paprekshme”.