Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka shprehur shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.
“Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Sipas AGK-së brenda dy ditëve ka pasur dy sulme ndaj gazetarëve të cilët po raportojnë nga veriu i Mitrovicës.
Andaj, AGK-ja u bënë sërish thirrje “institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre”.