Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me shtyrjen e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës.
Përmes një postimi, Limaj ka thënë se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë futur në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë.
“Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste”, thuhet në reagimin e partisë “Nisma Socialdemokrate”.
Kryetari i Nismës Socialdemokratë për deklaratat e “pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq” ka thënë se “ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë”.