Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Veri të Mitrovicës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministrja Haxhiu ka thënë se Policia e Kosovës, është “si çdoherë” në krye të detyrës e “në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi”.
“Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës”, ka shkruar ministrja Haxhiu.
Tutje ministrja e Drejtësisë ka shprehur mbështetje “të parezervë” për Policinë e Kosovës dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Kosovë.