Të shtunën e 10 dhjetorit pas reshjeve atmosferike të shiut, qytetit i Pejës përsëri është vërshuar nga uji.
Sipas burimeve të Portalit Dukagjini, qendëra e qytetit të Pejës është mbuluar nga uji.
Përveç qendrës së Pejës, të vërshuara janë edhe pjesët e tjera të qytetit.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihet se si një pjesë e qyteti është në ujë dhe po vështireson qarkullimin e rregullt të veturave dhe këmbësorëve.
Gjithashtu, edhe instituti hidrometerologjik i Kosovës ka paralajmëruar rrezikun nga vërshimet e radhës.
Sipas IHK-së, reshjet shiut me intenzitet të mesëm deri në të lartë, me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut në rajonin e Pejës e Gjakovës.
“Reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut. Rajoni(et): Pejë, Gjakovë Mundësia për të tejkaluar pragun 5-vjeçar të periudhës së kthimit të përmbytjeve 70 % dhe atë 20-vjeçare 30 %”, thuhet në njoftimin e IHK-së.