​Aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE, kërkohet konsultim me vendet anëtare

Brenda muajit dhjetor Kosova pritet të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në lidhje me këtë kërkohet konsultim me vendet anëtare, nga partitë opozitare dhe njohësve të integrimeve evropiane

Foto ilustrim

Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës se do të aplikojnë për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian, në mesin e muajt dhjetor ka nxitur reagimin e partive opozitare dhe njohësve të integrimeve evropiane.

Ata kërkojnë nga ekzekutivi që paraprakisht të kenë konsultim të duhur me vendet anëtare, pasi marrja e statusit të kandidat është një proces që zgjatë ndër vite. Në anën tjetër, nga kabineti qeveritar thonë se për dorëzimin e aplikimit janë në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se para aplikimit Qeveria duhet të tregojë se ka vullnet brenda BE-së për të pranuar këtë aplikacion të Kosovës.

“Marrja e statusit të kandidatit është proces, i cili nuk mund të ndodh brenda natës. Ajo çka kemi parë është se Qeveria ka proklamuar se do të aplikojë për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë se do të bëhemi kandidat, pasi ky është proces i cili varet kryesisht nga parakushtet që janë vënë nga ana e BE-së, pra i plotësojnë kushtet dhe atëherë fitojmë statusin e kandidatit”, ka deklaruar ajo, për KP.

“Por ka edhe një element tjetër politik, për të cilin qeveria është në favor më të mirë për të ditur, se a ekziston një vullnet i mirë brenda vendeve të BE-së për t’i dhënë Kosovës statusin, pasi vetëm Kosova dhe Bosnja kanë mbetur pa një status të tillë, pasi vendet të tjera e kanë fituar këtë të drejtë”, ka thënë tutje ajo.

Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se dhënia e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE është e vështirë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së.

Megjithatë, ai ka shtuar se aplikimi është mirë të ndodh për shkak se e vendos Bashkimin Evropian para aktit të kryer.

“Ne e kemi kryer punën tonë i plotësojmë kriteret minimale për t’i hapur negociatat apo për të qenë vend kandidat, mandej i mbetet vendeve të BE-së të vendosin po ose jo. Këshilli i Evropës e konsulton Komisionin Evropian për të bërë një skenim të gjendjes se ku është shteti kërkues. Po ashtu kërkohet pëlqimi i Parlamentit Evropian, por edhe parlamenteve kombëtare. Në këtë pikë asnjëherë nuk besoj se do të merr Këshilli i Evropës pëlqimin nga parlamentet kombëtare. Në fund të ditës edhe nëse merr një ‘po’ po themi në mënyrë hipotetike, prapë duhet unanimiteti brenda Këshillit”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur optimiste se aplikimi për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian do të ketë rezultate.

“Po ka strategji shumë të qartë edhe rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim me partnerët tanë si në Bashkimin Evropian, por edhe në BE rreth aspiratave tona për anëtarësim në BE-ja. Jo vetëm që ka koordinim por ka edhe mbështetje të fuqishëm për aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo të premten në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Aspiratat e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE janë shfaqur qysh në fillim të vitit 2022 nga të gjithë krerët institucional.

Gjatë kësaj jave në Bruksel ka qëndruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është takuar me përfaqësues të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian për të diskutuar për planet e Kosovës për aplikim për statusin të kandidatit për anëtarësim në BE.

Sa i përket planeve të Kosovës për aplikim në BE, së fundmi ka folur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel, i cili tha se ky institucion do të shqyrtojë atë aplikacion dhe më pas do të dalin me qëndrim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika