Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare.
Ai gjithashtu ka dënuar sulmin që i është bërë patrullës së EULEX me shok-bombë mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Rudarës, ku janë vendosur barrikadat në veri të vendit.
“SHBA-të i bashkohen EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj patrullës së EULEXKosovo mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
The U.S. joins #EULEX in strongly condemning the attack on a @EULEXKosovo patrol last night. Violent attacks on Kosovo Police and international security personnel are unacceptable and those responsible must be held accountable through the Kosovan justice system. https://t.co/WZvtW5CE56
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 11, 2022