Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se dhuna kundër EULEX-it dhe çdo organi tjetër që ofron siguri duhet të ndalen.
Ai theksoi se EULEX kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Komentet e tij erdhën pasi sulmit që i është bërë patrullës së EULEX me shok-bombë mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Rudarës, ku janë vendosur barrikadat në veri të vendit.
“#EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet tani”, ka shkruar Rohde në Twitter.
#EULEX contributes to providing safety and security to all citizens. Violence against EULEX and other security providers needs to stop now. https://t.co/zJ15eNR2Xm
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 11, 2022