Klubi i futbollit “Behari” në prag të shkatërrimit, shkak mospagesa e lojtarëve

Klubi i futbollit “Behari” tashmë e gati dy muaj nuk i ka financuar lojtarët e tij, ndërsa tash këta të fundit kanë filluar të largohen nga klubi dhe presin që për dhënien e pagave të ndiqen rrugët ligjore

Fotoilustruese

Klubi FC Behari po pëson krizë, për shkak se ditëve të fundit një pjesë e lojtarëve kanë tërhequr fletëlëshimet e tyre dhe kanë vendosur të largohen nga ky klub.

Rastin e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i ekipit FC Behari, Asmir Zekic, i cili ka thënë se një muaj e dy javë nuk janë paguar lojtarët, por që pas datës 20 dhjetor janë premtuar se do të paguahen.

I pyetur se pse nuk janë paguar lojtarët, Zekic u shpreh se ka pasur krizë financiare jo vetëm tek FC Behari, por edhe te të gjitha ekipet tjera.

“Klubi i Futbollit ‘Behar’ është klubi më i rregullt sa i përket pagesave, për momentin gjendja financiare jo vetëm tek ne por te të gjitha klubet tjera është e rënduar, një muaj dhe dy javë nuk janë paguar, kemi biseduar me ta dhe ju kemi thënë se pas datës 20 dhjetor do të pëpiqemi ta kryejmë obligimin tonë”, u shpreh Zekic.

Gjersa, edhe ky i fundit ka thënë se disa nga lojtarët janë larguar si shkak i mospagesës.

“Një pjesë e lojtarëve tre apo katër lojtar me kapitenin janë larguar sepse nuk kanë durim të presin, kemi qenë dhe do jemi të organizuar që sa më shpejtë të kryejmë obligimin tonë”, ka thënë Zekic.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se asnjëherë nuk ka pasur probleme të tilla më parë në këtë ekip dhe ka shtuar se do të shtohet numri i lojtarëve, pasi tashmë edhe do të fillojnë përgatitjet për gjysëm sezonën e ardhshme.

“Kemi qenë dhe do jemi të organizuar si gjithmonë me sponsor që sa më shpejtë të kryejmë obligimin tonë dhe jemi në bisedime me disa lojtarë të tjerë që të përforcohemi dhe të vazhdojmë tutje drejt synimeve tona, në janar duhet të fillojnë përgatitjet për gjysëm sezonën e ardhshme”, ka përfunduar Zekic.

Për Portalin Dukagjini ka folur gjithashtu edhe kapiteni i Klubit FC Behari, Demokrat Maloku, i cili ka thënë se lojtarët nuk janë paguar edhe pse mjetet kanë qenë të siguruara.

“Unë mendoj se nuk janë paguar pasi dëshira e kryetarit ka qenë ashtu sepse mjetet kanë qenë të siguruara, në bazë të informatave që na ka siguruar vetë kryetari”, ka thënë Maloku.

Ndërsa, ka theksuar se ky si kapiten së bashku me lojtarët do të tërhiqen nga klubi dhe pret që për çështjen e pagesave të ndiqen rrugët ligjore.

“Besoj dhe shpresoj se do të ndjeken rrugët ligjore për pagat”, u shpreh Maloku.

Ajo që Maloku ka bërë të ditur është fakti se ndeshjet në fund të sezonës dhe ndeshjet e Kupës së Kosovës, këta lojtarë i kanë zhvilluar gjithmonë pa pagesë.

“Duhet cekur se të gjitha ndeshjet e fundit në kampionat dhe ndeshjen e Kupës i kemi zhvilluar pa paga. Paga e fundit poashtu nuk ju është dhënë futbollistëve tash e disa vite, me shkas që të mbahen peng lojtarët dhe të vazhdojnë përsëri në klub”, ka theksuar kapitali i FC Beharit, Maloku.

Lojtarët e Klubit FK Behari

Ndryshe, Klubi Behari ishte kualifikuar në raundin e 1/16 në Kupën e Kosovës dhe ka qenë i rënditur i gjashti në Ligën e Dytë, por që tashmë mbi 60% e skuadres janë larguar nga klubi.

Në kushte anonime shqetësimin e kanë shprehur edhe lojtarët e klubit të cilët u shprehën se janë larguar nga klubi për shkak se udhëheqësia e klubit nuk ka qenë serioze në aspektin e pagave dhe ua ka kthyer shpinën lojtarëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika