Vuçiq thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Të dielën mbrëma, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

E njëjta është ftuar të mbahet të dielën e 11 dhjetorit në orën 19:0, raporton televizioni serb “RTS”.

Pas kësaj mbledhjeje, presidenti serb pritet të mbajë një konferencë për media.

Ndërkaq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “sot do ta dërgojë njësitin special të Policisë së Kosovës në barrikada”.

“Sipas informatave që kemi, Kurti në mbledhje të Këshillit të tyre të sigurisë, ka njoftuar se sonte do ta dërgojë ROSU-n e armatosur dhe njësitet e tjera policore në veri të Kosovës për të bërë ‘Olujën’. Ky është momenti ku përgjegjësia është e KFOR-it dhe EULEX-it, që të ndalojë kaosin që po përgatitë KFOR-i”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës për Veriun: Një situatë e brishtë ka vazhduar edhe gjatë natës, e tillë vazhdon të jetë edhe sot

Policia theksoi se një situatë e brishtë ka vazhduar edhe gjatë natës, e tillë vazhdon të jetë edhe këtë të diel, andaj Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare po vazhdon fuqishëm angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të involvuar në veprimtari kriminale.

Policia e Kosovës, ka ftuar mediat dhe qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave, thirrjeve apo provokimeve të mundshme nga persona apo grupe kriminale, por të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika