Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Ministrja Baerbock ka thënë se Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale dhe se retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën.
“Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Twitter.
Ajo ka potencuar se e gjithë mbështetja e saj shkon për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian(BE).
Kosovo reduced tensions by postponing local elections. Recent rhetoric from Serbia did the opposite. Suggesting sending Serbian forces to Kosovo is completely unacceptable. So are the latest attacks on @EULEXKosovo. All my support goes to the EU-led dialogue @MiroslavLajcak.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) December 11, 2022