“Ne tregojmë zero tolerancë ndaj dhunës dhe përshkallëzimit”, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde.
Rohde ka reaguar duke ritheksuar se Gjermania së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin e Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuara, dënojnë sulmet në Veri të Kosovës.
Ambasadori gjerman në Prishtinë e ka shpërndarë postimin e Shefes për Punë të Jashtme të Shtetit Gjerman, Annalena Baerbock, duke thënë se ajo i kishte fjalët e kristalta për situatën në Veri të Kosovës.
Crystal clear words from @ABaerbock + equally clear condemnation by EU, US, UK: We show zero tolerance for any violence and escalation. The EU-facilitated Dialogue led by @MiroslavLajcak is the only way forward. https://t.co/aM7SBBcNwf
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 11, 2022
“Fjalë të qarta kristal nga Dialogu i ndërmjetësuar nga BE i udhëhequr nga Miroslav Lajçak është e vetmja rrugë përpara”.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Ministrja Baerbock ka thënë se Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale dhe se retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën.
“Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Twitter.