Guvernatori i Luhanskut: Ukrainasit goditën hotelin ku ishte selia e Wagner

Ilustrim

Një zyrtar i lartë në Ukrainën lindore tha të dielën se forcat ukrainase sulmuan një hotel ku po qëndronin anëtarët e grupit ushtarak privat rus Wagner, duke vrarë shumë prej tyre.

Reuters nuk mundi të verifikonte këtë informacion të paraqitur në një intervistë me Serhiy Gajday, guvernatorin e rajonit të Luhanskut nën pushtimin rus.

Gajdaj tha në një intervistë për televizionin ukrainas se të shtunën forcat kryen një sulm në një hotel në qytetin Kadiivka, në perëndim të qendrës kryesore të rajonit Luhansk. Fotot e postuara në Telegram tregojnë rrënojat e ndërtesës.

Ai pohoi se “aty ishte vendosur selia e Wagner”. “Një numër i madh i atyre që ishin atje vdiqën,” shtoi ai.

Disa media ukrainase cituan zyrtarët lokalë të thoshin se hoteli ishte mbyllur për disa kohë.

Wagner është një grup paraushtarak me lidhje të ngushta me Kremlinin. Forcat e saj dihet se po luftojnë në pjesë të Ukrainës dhe janë gjithashtu të dislokuara në një numër vendesh afrikane.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika