Rama për situatën në veri: Kosova ka mbështetjen, solidaritetin dhe mirëkuptimin tonë

"Kosova ka solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë për menaxhimin e situatës në veri", kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në margjinat e ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjet në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për Portin e Durrësit, Rama ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke arsyetuar mungesën e tij në këtë takim për shkak të kësaj situate.

Rama theksoi se Kosova ka solidaritetin dhe mbështetjen e Shqipërisë për menaxhimin e situatës në veri.

“Dua të falenderoj edhe kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski që nuk kishin mundësi të ishin këtu. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend se pamundësia e tij për të qenë këtu është për shkak të situatës së krijuar së fundi në veriun e Kosovës. Republika e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë. Dua të falënderoj dhe Artanin (Grubi), zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Liburn (Aliu), ministrin e Kosovës që na u bashkuan në këtë moment të rëndësishëm për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit”, ka thënë Rama, shkruan ABC-news.

Ndryshe, të hënën, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Mirela Kumbaro dhe atë nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini, kanë nënshkruar një memorandum për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Aliu, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se kjo ka për qëllim t’i jepet më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë.

“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë”, ka shkruar ai.

Aliu është shprehur i bindur se një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, dhe jo vetëm.

 





Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika