Rohde: Duam ta përshpejtojmë procesin e integrimit të Kosovës në infrastrukturën euroatlantike

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde në tryezën e diskutimit me temë "Rruga e Kosovës drejt BE-së dhe izolimi i rinisë" ka thënë se Gjermania dëshiron të përshpejtojë procesin që Kosova të bëhet sa më shpejt pjesë e infrastrukturës euroatlantike

Pamje nga tryeza e diskutimit





Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në tryezën e diskutimit me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së dhe izolimi i rinisë” ka thënë se Kosova ka mbështetjen e fuqishme nga Gjermania sa i përket liberalizimit të vizave.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Gjermania dëshiron të përshpejtojë procesin që Kosova të bëhet pjesë e infrastrukturës euroatlantike dhe se në kuadër të Procesit të Berlinit është  duke punuar në të gjitha frontet.

“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE. Ajo ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe qëndrimi i Gjermanisë është: Ju i përkisni BE-së, ju i përkisni Këshillit të Evropës. Gjermania dëshiron të bindë vendet që nuk e përkrahin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por për të qenë nxitës, duhet t’i bëni detyrat e shtëpisë. Dëshirojmë të përshpejtojmë procesin që Kosova të bëhet pjesë e infrastrukturës euroatlantike dhe në kuadër të Procesit të Berlinit jemi duke punuar në të gjitha frontet”, ka thënë ambasadori Rohde.

Ndër të tjera, Rohde ka përshëndetur vendimin për viza që u mor të mërkurën e 30 nëntorit nga ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të hapet rruga për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Më në fund kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë jo më vonë se 1 janari 2024. Liberalizimi i vizave nuk do t’u japë vetëm kosovarëve mundësia për të udhëtuar lirshëm si turistë, do të jetë edhe një nxitje për ekonominë dhe bashkëpunimin e studentëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, të mërkurën e 30 nëntorit, ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të mërkurën, janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë që të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian, shpejt për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, menaxhimin e migracionit dhe sigurinë, dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm do të forcohet në të ardhmen”, ka thënë ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, në një komunikatë për media të mërkurën në webfaqen e Këshillit Evropian.

Drafti ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës, të udhëtojnë pa viza drejt BE-së për 90 ditë në periudhë gjashtëmujore.

Nën kushtet aktuale, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

Deri atëherë, Kosova duhet të synojë të ketë “marrëveshje apo aranzhime” për riatdhesim me ato vende të BE-së, me të cilat, nuk i ka.

Kosovës, po ashtu, i kërkohet të vazhdojë të përshtasë politikën e saj të vizave me atë të BE-së, ndërkohë që i mbetet të kalojë edhe nëpër disa procedura të tjera që i kërkojnë vendet anëtare.

ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika