Tasholli kritikon kryeministrin Kurti për situatën aktuale në veri

Analisti, Ismail Tasholli e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me situatën në veri duke i thënë se "nuk duhet t’i prekë sustat kur s’e di për çka janë”.

Analisti, Ismail Tasholli, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të mos veprojë kur “nuk ka njohuri se çfarë do të ndodhë”.

Tasholli në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Kurti tash nuk duhet t’i “prek sustat kur s’e di për çka janë”.

“Është dashtë me e ditë, edhe si opozitë, sa kuaj fuqi i ka ai dhe shteti. E jo tash, me na thanë se do gjana kokan t’komplikume – hala s’i mësova cilat susta për çka janë, e me metë në tepërpjetëze me krejt POPULLIN, për DINJITET.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka thënë se nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk është anuluar asnjëherë ndonjë vendim dhe nuk do të anulohet kurrë asnjë vendim.

Ndërsa, për bojkotimin e institucioneve nga ana e serbëve Kurti ka thënë se është bërë me një qëllim.

“Unë besoj që ne po zgjidhim rrugën më të mirë të mundshme. Po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjes së policëve të udhëhequr nga Beogradi. Po del që urdhri i Beogradit që të dorëhiqen serbët nga Policia në Kosovë është bërë në mënyrë që kur bandat të qëllojnë mbi uniformat e Kosovës të sigurohet që nuk ka serbë”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, zgjedhjet në katër komunat u shtyn në prill me vendim të presidencës, jo vetëm pse policia ka konstatuar rrezik, por për shkak se nuk ka kushte për votë të lirë të qytetarëve.

Ai ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet në datat e planifikuara, serbët do të ishin të vetmit që do të frikësoheshin të dilnin në zgjedhje.

“Shtyrja nuk është bërë për shqiptarët, por për serbët”, ka thënë kryeministri. Pasi sipas tij, Qeveria dëshiron që dalja në zgjedhje të mos jetë minimale, pasi po të mbaheshin zgjedhjet javën e kaluar, shqiptarët, boshnjakët e romët do dilnin, por serbët do të frikësoheshin të dilnin.

“Rreziku është evident, por frika është më e madhe, dhe kjo frikë nuk krijon kushte për zgjedhje të lira për votë të lirë të qytetarëve”, është shprehur ai.

Kurti ka thënë se serbët janë qytetarë të Kosovës dhe duhet të distancohen nga grupet kriminale.

“Ne jemi qeveri e paqes që do ta ruajë sigurinë e të gjithë qytetarëve. Militarizimi i Serbisë na ka sjellë në këtë gjendje. Ky militarizim është kërcënim për gjithë rajonin tonë. Ne pas mbledhjes erdhëm në vendim për më shumë vigjilencë e siguri”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Kurti ka pranuar se se dialogu me Serbinë që nga 18 gushti ka rend logjik, dhe se është i gatshëm që sa më parë të arrihet një marrëveshje me njohje reciproke në qendër.

Kurti ka sqaruar se kur ka thënë pro-amerikane nuk ka menduar për Amerikën Latine, e as kur ka thënë pro-aziatike nuk ka menduar për Japoninë, por për Kinën dhe Rusinë.

“Ai teksti im i mbrëmshëm ka kontekst dhe aty theksohet përpjeka e Serbisë që ta heq çështjen e normalizimit të raporteve nga BE dhe ta shpie te OKB-ja ku dihet se anëtare të përhershme janë dy vende nga Azia, Rusia dhe Kina këtë e kam pasur në mend”, ka thënë Kurti.

“Kryeministrja e Serbisë e zgjodhi Kinën të japë deklarata për rikthimin e ushtrisë në Kosovë. Nga Kina e tha këtë. Është interes i Beogradit që Kinën t’ia afrojë Serbisë e së bashku në Këshillin e Sigurimit të bisedojnë për Kosovën”, ka thënë tutje kryeministri Kurti.

Për tensionimin në veri dhe sigurinë në vend, Kurti ka thënë se KFOR-i po kërkon pak kohë që të kryejë punë shpejtë në heqjen e barrikadave, prandaj po presin, pasi sipas tij, kjo është rruga më e mirë e mundshme për zgjidhjen e situatës.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika