IconAlbania faqja më e popullarizuar Shqiptare ne Instagram, u krijua nga Rinor Sadiku dhe Fatjon Gashi, dy djem të ri që si ide ishte projektuar nga viti 2018.
Qëllimi i IconAlbania
Si qëllim ka zbavitjen e popullit shqiptar dhe të jetë sa më relaksuese duke përfshirë jetën e natës, muzikën, artin, kulturën, filmin, emisionet e mediave ndërsa në qendër e ka showbizin shqiptar.
Çfarë bën IconAlbania?
IconAlbania për herë të parë në Shqiptari është faqja e parë që pasqyron pamjet live nga klubet e jetës së natës dhe festivalet duke mundësuar që të jeni sa më te informuar dhe sa më afër në Klubet Shqiptare duke i parë nga Instagrami me Pamje Live.
Bashkëpunimi i IconAlbania ishte nga Kosova deri në Malin e Zi duke bashkëpunuar së pari me Unum Festival ku për pesë ditë ne kemi arritur t’i kemi mbi 250 mijë njerëz në storyn tonë, ku Festivali është shpërndarë në katër anët e botës, pastaj bashkëpunimi me ZoneClub, Duplex, BigBen – Open Bar (Mali Zi, La casa de papel (Mali Zi) dhe H20 (Mali i Zi) .
IconAlbania ne muajt e kaluar ka postuar mbi tre mijë Story me mbi 4 mijë ikona shqiptare duke përfshirë këtu, ikonat e medias, muzikës, artit, filmit, biznesit, jetës së natës, sportit, dizajnit, medicina e të tjera.
Disa fjalë nga Rinor Sadiku rreth IconAlbania
“Unë gjithmonë e kam pasur ëndërr që ta kem një adresë ku mund të lexoj e të shoh lajme të mira, prandaj kam caktuar si politikë “IconAlbania”, që ta kemi për zbavitje”, ka thënë Sadiku.
“Gastronomia dhe jeta e natës më ka pëlqyer përherë prandaj kam vizituar shumë klube shqiptare dhe neper bote dhe kjo na ka bërë qe dhe kontenti ynë ne Instagram te jete i veçantë”.
Disa fjalë nga Fatjon Gashi rreth IconAlbania
“Jam i kënaqur që në një moshë kaq të re të më jepet mundësia që të shprehë aftësitë e mia rreth IT dhe marketingut ne rrjetet sociale. Qëllimi im ka qene gjithmonë që të jap një kontribut për shqiptarët kudo në botë në çdo mënyrë, e ku sipas meje mënyra më e mirë për të japur një kontribut digjital ishte krijimi i faqes ICONALBANIA së bashku me kolegun tim Rinor Sadiku. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të mos ndalem në mënyrë që faqja jonë ICON ALBANIA te jetë një ndër me te popullarizuarat në Evropë”, ka thënë Gashi.