Nis takimi Osmani – Escobar

Pasditen e së hënës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi po mbahet në ambientet e presidencës, ku i pranishëm është edhe mbasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ndërkaq, Escobar, do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në orën 16:30.

Escobar, të dielën, vizitën e tij në Kosovë e nisi me një takim me udhëheqës të Manastirit të Deçanit.

Në këtë takim ishte paraparë të merrte pjesë edhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Po i njëjti ka anuluar viitën në Kosovë, për shkak se siç është rpaortuar, ai është infektuar me COVID-19.

Më 6 dhjetor, disa grupe të qytetarëve serbë kanë penguar hyrjen e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në zyrat e këtij institucioni në veri, me qëllim të përgatitjes për zgjedhje, dhe kështu kanë shkaktuar incidente me armë zjarri.

Këto shpërthime u intensifikuan, kështu, më 10 dhjetor, disa serbë lokalë atje ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të KQZ-së në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Ndërkaq, në mbrëmjen e së dielës së 11 dhjetorit, një shpërthim i fuqishëm thuhet se është dëgjuar në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të vendit.

Në afërsi të kësaj shkolle, është hedhur një mjet piroteknik, megjithatë shpërthimi ishte mjaft i fortë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët të ambasadave të SHBA-së në Kosovë dhe Serbi, thuhet se “ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë”.

“E kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, në këtë deklaratë theksohet se SHBA-ja pret që t’u jepen fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.

“Ne shprehim vlerësimin dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”, thuhet më tutje në deklaratë.

SHBA-ja ka bërë thirrje që të ketë përmbajtje maksimale, të merren masa të menjëhershme për të arritur depërshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika