Hovenier dhe Escobar takohen me shoqërinë civile të Kosovës

Shoqëria civile është takuar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier dhe më të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabbriel Escobar





Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku më të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabbriel Escobar, janë takuar me shoqërinë civile të Kosovës, të hënë e 12 dhjetorit.

“Zëvendësndihmëssekretari, Gabriel Escobar, u bashkua me mua për diskutime të mëdha sot, me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile nga e gjithë Kosova”, ka shkruar në Twitter, Hovenier.

“Shoqëria civile ka një rol të domosdoshëm për të luajtur në mbajtjen e institucioneve përgjegjëse dhe avokimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”.

Ndryshe, Gabriel Escobar është edhe përkrahës i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika