Gashi: Çdo njeri që e kritikon qeverinë Kurti për veriun është njëfarë tradhtari

Analisti Dardan Gashi Gashi ka theksuar se situata në Veri të Kosovës është një situatë të re, edhe pse sipas tij, ka pasur dhe më herët barrikada në veri, por ato janë tërhequr, kurse për situatën aktuale nuk po mundet të gjendet një zgjidhje

Analisti Dardan Gshi





Analisti, Dardan Gashi, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se deklaratat e akterëve ndërkombëtarë lidhur me situatën në Veri të Kosovës, janë në favor të Kosovës.

“Ne kemi një hierarki totale në veri, nuk kemi institucione qeverisëse të katër komunave, nuk kemi datë për zgjedhje, për këtë mund të them se është edhe antikushtetuese”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se është një situatë të re, edhe pse sipas tij, ka pasur dhe më herët barrikada në veri, por ato janë tërhequr, kurse për situatën aktuale nuk po mundet të gjendet një zgjidhje.

Gashi ka potencuar se Veriu i Kosovës tani është në vitin 2000-2001.

“Çdo njeri që e kritikon qeverinë Kurti për veriun është njëfarë tradhtari, një njeri që nuk ia don të mirën Kosovës, pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme të Kurtit në veri”, ka thënë tutje Gashi.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika