Escobar takohet me Listën Serbe  

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovneier, janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe.

Në takim ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftim të Listës Serbe, ata kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjatë ditës së hënë, Escobar është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika