Ish-Shefi i Taksë Forcës Kundër Narkotikëve në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hasani, ka reaguar pas situatës së krijuar në katër komunat veriore të Kosovës, ku ka thënë se Policia Kosovës është ajo që ballafaqohet me vendimet e pamatura të krerëve të shtetit.
“Ata ne i vendosim shpeshherë dhe pa nevojë në pozita fyese e denigruese, përveç në rrezik për jetën e tyre, edhe pse kemi mundësi që të mos nxitohemi, duke mos vepruar pa i ‘matur’ mirë gjërat”, ka shkruar ai në Facebook.
“Policia e Kosovës po obligohet ta ruajnë sovranitetin dhe fytyrën e Republikës sonë”, ka thënë ai.
“Ata dhe ato janë bijtë dhe bijat e heronjve tanë, dhe se guximin, vullnetin e dijen për ta mbrojtur atdheun e kanë trashëgim dhe testament”, ka përfunduar Hasani.