Trajneri Ismet Munishi është shprehur se presioni për të kaluar në finale është i tëri në kombëtaren e Argjentinës dhe jo në atë të Kroacisë.
Ai tha se Kroacia e ka arritur maksimumin me fitoren ndaj Brazilit dhe se edhe po të eliminohen nga Argjentina, tifozët do t’i presin ata si heronj.
“Kroacia e ka mbërritur maksimunin duke eleminuar Brazilin, mos të harrojmë është problem ta përsëritësh lojën e njëjtë. E kanë treguar një lojë fantastike. Presioni është te Argjentina, pikë presioni Kroacia nuk ka. Përpos presionit të ambicies”, ka thënë ai.
Munishi theksoi se po të eliminohet Argjentina, do të konsiderohet si dështim, po ashtu sipas tij, edhe nëse do të eliminohet në finale do të jetë e njëjta gjë.