Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter duke treguar se të hënën kanë zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli me një ekip të organizuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
“Shumë futboll – pa politikë! Dje me ekipin tim të Ambasadës Gjermane luajtëm me top kundër zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi”, ka shkruar Rohde.
Lots of football – no politics! Yesterday with my 🇩🇪 Embassy team we kicked the ball against DPM @BislimiBesnik‘s team who have been play kicking together since their student days in Zagreb. It was good fun with lots of goals scored. To be repeated soon! pic.twitter.com/v1k0hisO4O
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 13, 2022
Tutje, ai këtë organizim të ndeshjes e ka quajtur si nostalgji, pasi kjo skuadër sipas tij, ka luajtur së bashku nga ditët e tyre studentore në Zagreb.
“Ishte argëtim i mirë me shumë gola të shënuar. Përsëritet së shpejti”, ka vijuar tutje.