Franca “e shqetësuar” për situatën në veri, inkurajon riangazhimin në dialog

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se "dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë dhe të gjitha aktet e dhunës në terren"

Barrikadat në Veri





Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.

“Franca është shumë e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë dhe të gjitha aktet e dhunës në terren”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Mes të tjerash, thuhet se kjo situatë nxit palët të tregojnë përmbajtjen maksimale dhe ndjenjën e përgjegjësisë për të ulur tensionet.

“Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë përparim në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të bëjë përparim në perspektivat e të dy vendeve për një të ardhme në Evropë”, thuhet tutje në reagim.

Tutje thuhet se Franca inkurajon fuqimisht “të dy palët që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE”.

Mes të tjerash, thuhet se ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bisedojë për këtë çështje me homologët e saj evropianë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika