Padia, e cila fillimisht u ngrit nga kompozitorët Sean Hall dhe Nathan Butler në vitin 2017, pretendonte se Swift vodhi tekstet e këngës së vitit 2001 të 3LW “Playas Gon’ Play” për të shkruar himnin e saj hit “Shake It Off”.
Megjithatë, avokatët e këngëtares fituese të “Grammy” dhe të dy kantautorëve dorëzuan një kusht të përbashkët të hënën duke i kërkuar një gjykate të Kalifornisë të heqë padinë “në tërësi”, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six.
Gjykatësi i qarkut i SHBA, Michael Fitzgerald, e hodhi poshtë zyrtarisht padinë po atë ditë me paragjykim vetëm disa javë përpara se të fillonte gjyqi i saj.
Fitorja për artisten vjen vetëm katër muaj pasi theu heshtjen në lidhje me këtë çështje, duke thënë se ‘nuk e kishte dëgjuar kurrë’ këngën për të cilën u akuzua për plagjiaturë.
Teksti i këngës “Shake It Off” është shkruar tërësisht nga unë”, pohoi këngëtarja në dokumentet e gjykatës, sipas Billboard.
Hall dhe Butler fillimisht pohuan se 33-vjeçarja mori rreshtat, një pjesë të projektit të tyre.
“Në shkrimin e teksteve, u bazova pjesërisht në përvojat e jetës sime dhe, në veçanti, nga shqyrtimi i pandërprerë publik i jetës sime personale, raportimi i ‘klikimeve’, manipulimi publik dhe forma të tjera të kritikës personale negative”, u shpreh ajo.
Ndërsa këngëtarja e “Bad Blood” mund të mbarojë me këtë padi, ajo po përballet me një tjetër padi për të drejtën e autorit për një libër të nxjerrë në vitin 2019.