Policia e Kosovës i demanton mediat serbe, i quan spekulime raportimet se serbët në veri nuk po trajtohen mirë

Policia e Kosovës ka njoftuar se raportimet e mediave serbe, ku thuhet se serbët në veri nuk janë duke u trajtuar si duhet, janë spekulime





Policia e Kosovës i ka demantuar të gjitha pretendimet e mediave serbe të cilat kanë raportuar se serbët në veri nuk po trajtohen si duhet.

Në një reagim të tyre thuhet se Policia e Kosovës i trajton të gjithë qytetarët njëjtë pa dallime duke ofruar siguri për ta.

“Policia e Kosovës e bazon punën në vlerat e saja si profesionalizmi, përgjegjësia dhe integriteti, në kuadër të të cilave ofron siguri dhe trajton të gjithë qytetarët pa dallime, andaj spekulimet e vazhdueshme nga mediat, kryesisht serbe, se gjoja zyrtarët policorë në veri të vendit kanë sjellje jo të mira, të vrazhda dhe jomiqësore ndaj komunitetit serb, nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në njoftim jepen detaje edhe për barrikadat në veri, për të cilat policia thotë se ende nuk janë larguar dhe se situata atje mbetet e njëjtë.

Dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ende janë të mbyllura për shkak të bllokimit të rrugëve.

“Situata e sigurisë në veri të vendit edhe sot vazhdon të jetë e njëjtë që nga vendosja e barrikadave nga grupet kriminale, po ashtu edhe dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura tanimë për arsye të njohura, pasi grupet kriminale po pengojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave”, thuhet në njoftim.

“Pavarësisht akteve kriminale dhe sulmeve të raportuara ndaj personelit të sigurisë, personelit monitorues ndërkombëtar dhe mediave, Policia e Kosovës vazhdon të mbetet vigjilente dhe e angazhuar në nivelin dhe moralin më të lartë të kryerjes së detyrave kushtetuese dhe ligjore, në interes të sigurisë së përgjithshme”, vijon njoftimi.

Në njoftim po ashtu thuhet se policia është duke ndërmarrë masa të nevojshme që përfshijnë veshmbathjen dhe ushqimin për personelin e saj në detyrë.

“Policia e Kosovës, në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me kohë ndërmerr masat e sigurisë, masat e nevojshme mbështetëse dhe logjistike, përfshirë veshmbathjen dhe ushqimin për personelin e saj në detyrë. Ashtu siç e kemi theksuar edhe më parë, Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika