Analisti Astrit Gashi, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbë në Kosovë, ku ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë katër muaj që po kërkojnë shkrimin e një statuti për themelimin AKS-së.
“Kërkesat e ShBA-së nuk janë që ky statuti i AKS-së t’u japë autonomin, por që të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ai.
Tutje, Gashi ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ia kanë thyer dhëmbët Asociacionit.
“Ky nuk është më asociacion që mund t’i shkaktojë dëm Kosovës, në qoftë se bazohen në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse në këtë interpretimi nuk mund të jetë as Asociacion i Serbëve”, ka theksuar Gashi.
Sipas tij, është dezinformoftë të thuhet se po themelohet republika serbë nëse themelohet sipas vendimit të gjykatës kushtetues të Kosovës