Kosova nënshkruan aplikimin për në BE, Vuçiqi pyet ndërkombëtarët: Cilën nga 6 marrëveshjet doni ta respektoni?

Derisa krerët e Kosovës nënshkruanin aplikimin për anëtarësim në BE, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka ngritur pyetje ndaj ndërkombëtarëve se “cilën nga gjashtë marrëveshjet e arritura ndër vite duan të respektojnë dhe se Serbia është dakord”

Presidenti serb. Aleksander Vuçiq





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë kohës kur krerët e Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në BE, ka ngritur pyetje ndaj ndërkombëtarëve se “cilën nga gjashtë marrëveshjet e arritura ndër vite duan të respektojnë dhe se Serbia është dakord”.

Ai në një video të postuar në rrjete sociale e ka postuar edhe dokumentin e nënshkruar në Selanik për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

“E dini se u kam kërkuar partnerëve perëndimorë të më thonë se cilën nga pesë dokumentet e rëndësishme duan ta respektojnë: Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e Kombeve të Bashkuara, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit apo Marrëveshjen e Washingtonit”, ka thënë Vuçiq.

“Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i BE-së, nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut për zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Dhe pikërisht në ditën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE të Kosovës, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet, qoftë edhe atë historik në Selanik, pasi pika e pestë e dokumentit të Selanikut thotë se mbështet plotësisht Rezolutën 1244. Pyetja ime nga sot është, cilën nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të jemi plotësisht dakord”, ka pyetur Vuçiqi, shkruan Tanjug.

Ndërkohë, të mërkurën e 14 dhjetorit, presidenti serb pritet të takohet me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak,në Beograd.

Pas takimit me Lajçakun do të zhvillohet edhe një takim trepalësh, ku pjesëmarrës do të jetë edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndryshe, Kosova ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mërkurën e 14 dhjetorit.

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit.

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Nga 27 shtetet anëtare të Unionit Evropian, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Shtetet mosnjohëse janë, Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllok, pasi deri më tani kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë këtij viti nisën procesin e bisedimeve, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina këtë javë pritet të marrë statusin e vendit kandidat.

Kosova, po ashtu, është shteti i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në.

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika