Vjosa Osmani: Ne i besojmë plotësisht ambasadorit Berishaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka thënë se i beson ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në lidhje me akuzat e fundit nga mediumi slloven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka thënë se i beson ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pasi ai u përmend në një raport të një mediumi slloven të enjten për përfshirje në një skandal financiar.

Presidentja Osmani është përgjigjur në pyetjen rreth rastit të Berishajt gjatë konferencës me presidentin e Lituanisë, Eglis Levits, ku tha se një gjë e tillë nuk është konstatuar nga organet e drejtësisë, por, siç tha ajo, “thjesht është shkruar nga një media, për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore drejt një gjëje të tillë.”

Ndryshe, Osmani citoi edhe një thënie të presidentit amerikan, duke nënkuptuar se akuzat për Berishajn janë dezinformata.

“ Siç e ka thënë presidenti Biden, rreziku më i madh për demokracinë tonë nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinformatat” ka thënë ajo

Ajo, ndër të tjera, shtoi se për këtë rast dhe shumë raste të tjera, që ende janë pa konfirmime nga organet e drejtësisë, të mos ketë konstatime.

“ Si presidente pres që çdo gjë që publikohet të konfirmohet, dhe nëse nuk konfirmohen ne procedojmë ashtu si i kemi marrë vendimet tona dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës sonë kur mohon akuza të tilla”, ka shtuar Osmani.

Edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u përfol në media që është i përfshirë në një skandal financiar në shtetin e Sllovenisë, të premten, i ka mohuar këto akuza ndaj tij.

Berishaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do ta padisë portalin i cili, sipas tij, ka shpifur për të.

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes të akterëve kryesorë politikë, i z.Janša dhe z.Golob, ku u mohua shkrimi i Planet TV lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit ne fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit të gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetën. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka shkruar Berishaj.

Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika