Algoritmi i Facebook ndihmoi në nxitjen e përhapjes virale të urrejtjes dhe dhunës gjatë luftës civile në Etiopi, pretendon një rast ligjor atje, shkruan BBC.
Abrham Meareg, djali i një akademiku etiopian që u qëllua për vdekje pasi u sulmua në postimet në Facebook, është ndër ata që ngritën çështjen e padisë kundër Metës.
Ata duan një fond prej 2 miliardë dollarësh (1.6 miliardë £) për viktimat e urrejtjes në Facebook dhe ndryshime në algoritmin e platformës.
Meta tha se investoi shumë në moderim dhe teknologji për të hequr urrejtjen.
Një përfaqësues tha se gjuha e urrejtjes dhe nxitja e dhunës ishin kundër rregullave të platformës.
“Puna jonë për sigurinë dhe integritetin në Etiopi udhëhiqet nga reagimet nga organizatat lokale të shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare,” ka thënë përfaqësuesi.
Ndryshe, Meta ka një qendër moderimi në kryeqendër të Kenisë, Nairobi.