Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se bizneset që hapin vende pune për gratë dhe vajzat do të subvencionohen me 50% të pagës për tre muaj. Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave është prioritet i Qeverisë

Ministria e Financave





Është rihapur masa për mbështetjen e punësimit të grave në kuadër të Pakos së Ringjalljes, nëpërmjet së cilës bizneset që hapin vende të reja pune për gratë dhe vajzat do të subvencionohen 50 për qind të pagës për tre muaj. Siç ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, masa do të vlejë deri më 15 prill.

Pika 1.3 e Pakos së Ringjalljes parashihte që për secilën grua që s’ka qenë e punësuar në tre muajt e fundit, e që punësohej, do të subvencionohej gjysma e pagës për 3 muajt e parë, deri në maksimum prej 150 euro në muaj. Pas tremujorit të parë, do të subvencionohej kontributi pensional në vlerë 10 për qind për 12 muaj.

Ministri Murati ka thënë se vitin e shkuar janë punësuar afër 5 mijë gra dhe vajza.

“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 gjatë vitit që po lëmë pas ku u punësuan afër 5 mijë vajza dhe gra, kemi vendosur që të rihapim këtë masë edhe njëherë. Pra, nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim. Kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Për këtë masë shteti pati ndarë 5 milionë euro.

Haxhiu: Pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave është prioritet i Qeverisë

Në anën tjetër, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reagur në llogarinë e saj në Facebook, që ka thënë se këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra në kuadër të masës 1.3.

Teksa, ka shtuar se pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave në Kosovë përmes punësimit është prioritet i Qeverisë.

“Këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra në kuadër të masës 1.3.

Sot, sërish është rihapur një mundësi e tillë sepse pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është prioritet i Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu.

Mbështetja e Punësimit të Grave





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika