Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka thënë se është një ngjarje historike dhe hap shumë i rëndësishëm.
Teksa ka shtuar se uron që ky proces të avancojë me sukses, jo vetëm Kosovën, por edhe gjithë rajonin.
“Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë!”, ka shkruar Meta në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Meta, për aplikimin e Kosovës në BE ka thënë se është ngjarje historike me orientim të qartë euro-atlantik dhe përkushtim të qytetarëve dhe institucioneve për të ardhmen evropiane.
Ai ka shtuar se ky aplikim do të jetë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik dhe përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe të insitucioneve të Kosovës për të ardhmen evropiane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, ka theksuar ndër të tjera ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.