Të premten shpallet aktgjykimi ndaj Salih Mustafës

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, tashmë ka caktuar datën 16 dhjetor 2022 për shpalljen e aktgjykimit ndaj Salih Mustafës

Salih Mustafa





Gjykata Speciale, të premten e 16 dhjetorit, do të shpallë aktgjykimin lidhur me rastin e Salih Mustafës, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, tashmë ka caktuar datën 16 dhjetor 2022 për shpalljen e aktgjykimit ndaj Salih Mustafës.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku thuhet se shpallja e aktgjykimit do të bëhet në orën 9:00.

“Trupi Gjykues I i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka caktuar  shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, më 16 dhjetor 2022 në orën 9:00”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika