Ministri çek: Është nder ta pranojmë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulash Bek ka thënë se është nder për të që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulash Bek, gjatë konferencës për media FOTO: REL





Ministri i Çekisë për çështje evropiane, Mikulash Bek ka mirëpritur dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE në Pragë.

Ai ka thënë se është nder për të që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ministri çek në konferencën e përbashkët që po mbahet në Pragë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mirëpret edhe avancimin që është bërë në çështjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndër të tjera ai ka thënë se presidenca çeke në 6 muajt e fundit i ka vënë vëmendje të jashtëzakonshme Ballkanit Perëndimor.

“Vlerësojmë dhe çmojmë arritjet e bëra të Kosovës deri më tani, më vjen mirë që duke plotësuar një nga prioritetet e presidencës sonë, gjashtë muajit e fundit kemi mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor, na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje në çështje të ndërlikuara, si liberalizimi i vizave për Kosovën dhe që kemi arritur të kemi konsensus me Parlamentin Evropian për këtë çështje të liberalizimit të vizave”, ka thënë Bek.

Ndryshe, Kosova, të enjten e 15 dhjetorit, ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar aplikimin në Republikën çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia e dorëzimit është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke, në Pragë.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika